Categories Lajme

Vrojtimi i gjendjes financiare tregon se kriza ka goditur më shumë biznesin e vogël

Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznesin e vogël. Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të bizneseve në gjysmën e dytë të vitit 2020 tregoi se ndërmarrjet në tërësi vazhduan të raportonin shitje më të ulëta krahasuar me periudhën përpara pandemisë. Megjithatë, gjatë vitit ecuria ka qenë e ndryshme, në varësi të përmasave të biznesit.

Ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë raportuar ecuri më të mirë të shitjeve dhe gjendjes financiare krahasuar me gjashtëmujorin e parë, ndërsa bizneset e vogla raportuan shitje të dobëta, rritje të kostos së borxhit dhe pritje pesimiste për të ardhmen.

Të gjitha bizneset e anketuara vlerësuan pandeminë si faktorin me ndikimin kryesor në aktivitetin e tyre. Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shprehur se veprimtaria e tyre është tkurrur, ndërsa vetëm bizneset e mëdha raportuan një rritje të lehtë për periudhën.

Ndikimet më të mëdha të krizës në bizneset e vogla konfirmohen edhe nga bankierët.

Flutura Veipi, drejtore e përgjithshme e Union Bank, thotë se biznesi i madh dhe i mesëm ka më shumë mundësi për ta kaluar krizën, ndërsa bizneset e vogla dhe mikro kanë më pak alternativa, sepse nuk kanë kapitale të akumuluara apo likuiditete shtesë.

“Te klientët më të vegjël pasojat janë të prekshme në momentin që flasim. Biznesin i vogël u prek më shumë dhe kjo solli edhe rënie të kërkesës së tyre për kredi, gjendje që vazhdon të jetë e tillë edhe sot,” thotë ajo për revistën Monitor.

Gjysma e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se e kanë financuar veprimtarinë e tyre nëpërmjet shitjeve. Mbështetja vetëm në këtë burim është zgjeruar për të tre grupet e ndërmarrjeve.

Ndërkohë, prirja e kombinimit të burimeve të financimit vijon të zërë një peshë të konsiderueshme, por është ngushtuar për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

Peshën kryesore në këtë aspekt e zë financimi i realizuar nëpërmjet kombinimit të shitjeve me rezervat e mbartura. Megjithatë, anketimi tregon se gjatë kësaj peridueh pesha e bizneseve huamarrëse është rritur.

Rreth 41% e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se kanë aktualisht hua për të paguar: kjo peshë ka shënuar një rritje me 1.7 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 4.2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Lidhur me projeksionet e bizneseve për përdorimin e huasë në të ardhmen, vlera e indeksit të planifikimit të huamarrjes ka ngelur e pandryshuar krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Drejtuesit e ndërmarrjeve vlerësojnë se ecuria e pandemisë do të ndikojë ndjeshëm në vendimmarrjen e ndërmarrjeve lidhur me investimet apo zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Për gjysmën e parë të vitit 2021, ndërmarrjet e mëdha janë shprehur optimiste, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme ngelen pesimiste për ecurinë e biznesit të tyre. Pritshmëritë janë veçanërisht më negative për bizneset e vogla./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME