Categories Lajme, Politike

Eni Vasili kundër hapjes së shtëpive publike

Gazetarja Eni Vasili ka qenë e ftuar në emisionin “Top Talk”, ku ka folur për dhūnën sēksuale ndaj femrave. Gazetarja i mëshoi faktit se dhūna sēksuale mund të parandalohet me sensibilizim. “Familja është bërthama kryesore nga ku fillon edukimi dhe mirë është të mos i trajtojmë më djemtë si mbretër dhe vajzat si shërbëtore. Është shkolla që nuk e bën këtë lloj edukimi, institucionet e tjera (gjykatat). Ajo që duhet të bëjmë ne është që të flasim, të denoncojmë. Denoncimi është një nga ilaçet kryesore; rëndësia që merr e folura në media për këto raste është thelbësore.

Mendoj që jemi një shoqëri e sëmurë, kemi shumë probleme, sa më parë të identifikojmë diagnozat tona, aq më shpejt do kemi mundësi të kurohemi. Nuk duhet të kemi frikë nga sëmundjet tona, thjesht duhet ta pranojmë, jemi shoqëri me mjaft problematika”, u shpreh Vasili. Ndërkohë e pyetur sa i takon hapjes së shtëpive publike në Shqipëri, Vasili u shpreh kundër: “Unë jam absolutisht kundër kësaj gjëje dhe nuk e shoh aspak sēksin si një objekt që duhet blerë në dyqan njësoj siç luftojmë të blejmë marīhuanën në Holandë. Mendoj që edukimi sēksual i të rinjve në kohën e duhur dhe krijimi i mentalitetit të emancipimit që jemi njerëz të hapur, që duam , dashurojmë dhe kemi të drejtë të zgjedhim është e vetmja mënyrë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME