Categories Showbiz

Eno Popin e spostojnë nga “Top Channel”, ja emisioni që do të drejtojë tani e tutje, pasi Bora Zemani i zuri vendin

Një nga lëvizjet më të diskutuara nga ekrani i Top Channel këtë sezoni të ri televiziv është ajo e Eno Popit, të cilin ishim mësuar ta shihnim çdo pasdite në ekran. “Dilema- Deal or no deal” e ka mbaruar ciklin e tij, kjo pasi pas ndryshimeve të fundit, emisioni nuk transmetohet më.

Vendin e tij e ka zënë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit, teksa të gjithë donim të dinim nëse Eno do vijë me ndonjë program të ri dhe kur apo nëse ka ndryshuar logon e televizionit. Të gjitha pyetet kanë marrë përgjigje ditën e sotme. Eno Popi po rikthehet në radio me një emision të ri, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”.

“Top Albania Radio” ka dhënë lajmin e bukur në rrjetet sociale, duke na lënë edhe pak në pritje lidhur me datën e fillimit të emisionit radiofonik. Mesa kuptuam nga promoja e programit, duket se do jetë diçka tepër e veçantë e paparë më herët në vendin tonë, kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë.

Në njoftim thuhet se mes intervistave dhe monologjeve, Eno do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.

Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” do të ketë mision të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, Pandemive Globale, rrënimit të Demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME