Categories Lajme

Epidemia globale e vetmisë/ Raporti ku përfshihet edhe Shqipëria: 1 në 4 persona ndihen të vetmuar

1 në 4  persona në të gjithë botën, ndihen mjaft ose shumë të vetmuar. Sondazhi i fundit i realizuar nga Gallup në 142 vende, ku përfshihet edhe Shqipëria zbuloi se 24% e njerëzve të moshës 15 vjeç e lart ndihen  shumë të vetmuar.

“Njeriu i vetmuar përjeton disa çrregullime të natyrës së mërzisë, trishtimit, depresionit. Ka mjaft raste ku  vetmia e çon deri në një përshpejtim të fundit të jetës”, -tha Entela Binjaku psikologe. Sondazhi zbuloi gjithashtu se shkalla e vetmisë ishte më e lartë tek të rinjtë, me 27% të rinjve të moshës 19 deri në 29 vjeç që raportuan se ndiheshin shumë ose mjaft të vetmuar.

“Mendoj se kjo rritje e vetmisë ka ardhur si rezultat i pasigurisë në vendin e punës, pamundësisë për të mbajtur, apo për të vendosur raporte të mira e të qëndrueshme në vendin e punës, sigurisht impulsiviteti i moshës të bën më fluid dhe të rinjtë i kanë më të vështira marrëdhëniet shoqërore, që t’i mbajnë”, tha psikologia Entela Binjaku.

Edhe pse shumë thirrje për të reduktuar vetminë janë të përqendruara tek të moshuarit është parë që shumica e atyre të moshës 45 vjeç e lart nuk ndihen aspak të vetmuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME