Categories Lajme

Epidemiologët: Shmangni transportin publik

Transporti publik konsiderohet rreziku më i madh në këtë periudhë për transmetimin e infeksionit të Covid. Specialistët e shëndetësisë vënë re shkelje të masave nga operatorët privatë dhe mungesë kontrollesh nga bashkia. Epidemiologu Ilir Alimehmeti këmbëngul se linjat urbane nuk duhet të hapeshin në këtë fazë.

Ai këshillon qytetarët të shmangin sa më shumë lëvizjet me urbane. Në këtë periudhë e gjithë bota po nxit përdorimin e maskës dhe distancimit fizik për të frenuar përhapjen e virusit. Por, në popullsinë shqiptare vihet re neglizhencë në zbatimin e tyre edhe pse specialistët këmbëngulin se këto masa janë mënyra e vetme për të na ruajtur nga infektimi.

Ndërsa në spitale, veçanërisht në QSUT-në e kthyer në vatër infeksioni, Alimehmeti propozon zbatimin e protokolleve të veçanta. Testim të gjithë punonjësve dhe pacientëve para se të hyjnë në spitale.

Rastet ditore dhe humbjet e jetës nga Covid-19 në këtë periudhë nuk konsiderohen alarmante nga specialisitët. Referuar shtrimeve në spital, të prekurve të rinj dhe viktimave epidemiologët thonë se jemi në një situatë të qëndrueshme, por që nevojitet kujdes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME