Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të mos provokojë popullin. Nga protesta e opozitës, Blushi u shpreh se “është dita e fundit që ne e paralajmërojmë jo Veliaj ik, por Erion Veliaj në burg, Edi Rama në burg”. Nje thirrje kishte edhe per drejtesine: “Përsa kohë nuk kryeni detyrën tuaj do ta arrestojmë ne Veliajn, do ta kapim për zverku. Ne nuk tërhiqemi, mos e provokoni popullin që vidhet dhe zhvatet cdo ditë”, tha Blushi. Blushi: Të dashur qëndrestarë, të dashur qytetarë të Tiranës, të dashur trima dhe guximtarë. Të dashur djem dhe vajza që keni ardhur në këtë protestë për të protestuar kundër një kryehajduti, kundër një kryebandidi që doli sot me mbathje të mbushura nga dyert e SPAK.

Është ky lepurush që nuk përballet dot. Ne e kemi me mafien e inceneratorëve, me organizatën kriminale 5D. I bëjmë thirrje Veliajt, mos u fshih prapa këtyre djemve sepse nuk ka zot që të shpëton nga populli. Kam edhe një thirrje për drejtësinë e kapur. Boll më me drejtësi me regji. Përsa kohë nuk kryeni detyrën tuaj do ta arrestojmë ne Veliajn, do ta kapim për zverku. Ne nuk tërhiqemi, mos e provokoni popullin që vidhet dhe zhvatet cdo ditë. Ndërkohë Veliaj bredh me makina luksoze. Është dita e fundit që ne e paralajmërojmë jo Veliaj ik, por Erion Veliaj në burg, Edi Rama në burg. Nuk do ti lemë të ikin nga Shqipëria, do ti sekuestrojmë cdo qindarkë që i kanë vjedhur popullit. Bëj kujdes nga këta qytetarë të lirë dhe të ndershëm, durimi i të cilëve u ka ardhur fundi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME