Categories Lajme

Epidemiologu jep lajmin e mirë: Një mjekim për Covid-19 po shtohet në “arsenalin” e trajtimeve

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë lidhur me një tjetër mjekim për pacientët e infektuar me Covid-19. Ai ka publikuar studimin e Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA  e cila ka testuar akalabrutinibin në 19 pacientë në gjendje të rëndë. Pas 14 ditësh mjekim është vënë re  përmirësim i oksigjenimit të tyre. “Lajme te mira miqte e mi! Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende. Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin. Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane testuar akalabrutinibin ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende: 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)

 8 paciente te intubuar Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re: Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj: 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare. Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19. Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

Forca miq! Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit: Distance fizike Higjiene e rregullt Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike”, shkruan Alimehmeti./abcnews.al

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME