Categories Lajme

“Epokë e re pa dhimbje koke”/ “Open Ballkan”, Rama firmos heqjen e kufijve me Vuçiç dhe Zaev

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në 2022-shin do të fillojë një epokë e re për tre vendet e rajonit që janë pjesë e nismës së “Open Ballkan”, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me heqjen e kufijve mes tre vendeve, Edi Rama tha se nuk do të ketë më stres dhe dhimbje koke. Gjithashtu miratimi i lejeve të punës do të hapë tregun rajonal akoma më shumë.

“Më përputhje me këtë deklaratë kemi ftuar në samitin në Tiranë rektorë dhe dekanë të universitetit të bujqësisë të vendeve tona për të krijuar lidhje dhe bashkëpunim. Na duhet t’i bëjmë universitetet tona qendra të kërkimit për bashkëpunimin rajonal dhe procese të tjera jetike.

Do u kërkoj të gjithë partnerëve ta mbështesin një rrjet të tillë. Dua të theksoj se çfarë është në sytë e mi pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. Ballkani i Hapur shërben për të injektuar dinamizëm në tregun rajonal për t’i kthyer në pika të vetme ndalese.

Synimi mbetet i njëjtë zbatimi i katër lirive të lëvizjes. Dua ta mbyll këtë hyrje duke thënë se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri shërben për të çuar një mesazh konkret të prodhuesit dhe importuesit, të cilët janë tashmë punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje, 2022-shi do të jetë një epokë e re.

Për të kaluar në kufi të ndryshëm se bazuar në këto marrëveshje dhe ato që do të bëjmë në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke të kaq kohe dhe stresin e kaq kohe pritje në kufi.

Numri i njerëzve, i ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha që tashmë punojnë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë do të rritet më tej. Duke falënderuar Aleksandrin dhe Zoranin dhe ekspertët që janë përfshirë” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME