Categories Lajme

Era me shpejtësi deri në 20 m/s, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ja kur pritet normalizimi i situatës

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era e fortë që ka përfshirë vendin tonë që prej orëve të mesditës së sotme, do të vazhdojë të jetë prezente deri pasditen e ditës së nesërme, ku pritet më pas pakësimi gradual i intensitetit të saj.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se era ka qene intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do te mbetet intensive edhe përgjatë ditës së nesërme, me intensitet deri në 20-30m/s. Ndërkohë, mëngjesi i 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë, me temperatura që pritet të arrijnë deri ne -10 gradë ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.

Njoftimi i plotë:

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga oret e mesditës se dites se sotme era ka qene intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s. Era intensive do te vazhdoj deri ne oret e para te mengjesit te dt. 06.01.2020 me shpejtesi mesatare 5-10m/s dhe hera heres era fiton itensitet deri ne 15-20m/s. Përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrine shpejtësinë deri ne 25-30m/s.

Duke nisur nga oret e mesditës se dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit te eres me shpejtesi mesatare 5-10m/s ndersa pergjate vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonen e alpeve era do te mbetet intensive deri ne 20-30m/s perseri me drejtim nga kuadrati i veriut.  Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma me shume intensitet dhe behet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijen bregdetare e cila do te arrij shpejtësi deri ne 15m/s. Dita me e ftohte parashikohet te jete mengjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat qe pritet te arrijne deri ne -10 grad ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME