Categories Lajme

“Erdhën aty si ato vajzat që japin motin”, Rudina Hajdari tregon se çfarë ndodhi mes palëve politike

Rudina Hajdari pas deklaratës së Damian Gjiknurit, Oerd Bylbashit dhe Petrit Vasilit, nuk duk se ishte aq e kënaqur sa palët e pëmendura. “Folën aty dhe ranë dakord për gjëra fare pa rëndësi dhe i shesin sikur ça arritën”, tha ajo për mediat.

“Ne kemi çështje më të mëdha se kaq. Erdhën aty si ato vajzat që tregojnë kushtet atmosferike. Përveç propozimit të kahershëm që opozita parlamentare ka shtruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sot propozuam ligjin për referendumet, ligj që i jep fuqi qytetarit që të kishte më shumë vendimmarrje, nëse do e kishim këtë sot nuk do kishim një teatër të shkatërruar, por në këmbë.

I bëj thirrje Bashës dhe PD që të mbështesin këto dy propozime se këto aspirojnë për një Shqipëri demokratike, i bëj thirrje se nuk duhet të rikthehet në krahët e Ramës,këto janë dy zgjedhjet e tij, o do mbështese këto dy propozime, sepse jo vetëm që mbështetet nga aktivistë, çdo demokrat, qytetarë të thjeshtë, ne duhet të ecim para dhe të mos kthehemi prapa dhe Basha e ka veti sa herë që ka vështirësi shkon të krahët e Ramës, këtë radhë mos e bëni, mos i zhgënjeni demokratët nuk është koha e pazareve dhe marrëveshjeve”- tha ajo.

Lidhur me dyfishimin e buxhetit ajo ka thënë se këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë “dhe minimumi që bëjnë është të shpjegojnë pse duan dyfishim t’i rrimë larg pazareve dhe ti japim shqiptarëve një gjë të vetme, o lista të hapura o të gjejmë mekanizëm që shqiptarët të zgjedhin me referendum”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME