Categories Lajme

“Erdhi Besarti te unë, jo unë te Besarti”, Rama flet më në fund për emërimin e Kadisë: Shpresoj mos të më dalë si Muka

Kryeministri Edi Rama ka folur për emërimin e Besart Kadisë në pozicionin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Kreu i qeverisë deklaroi se shpreson që Besart Kadia mos të dalë si Taulant Muka që u emërua si zv,ministër i Arsimit dhe më pas u largua pas një jave. Kryeministri theksoi se ishte Kadia që u afrua te ai dhe ishte vlerësimi për të dhe dëshira e tij për tu angazhuar që iu dha mundësia.

Rama shtoi se ka dëshirë që të ketë afër njerëz sfidues dhe me mendime të ndryshme. “Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë tek Besarti. Vlerësimi për Besartin dhe dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim mundësi. Është një djalë shqiptar që ka ide, dhe nëse vlerësimet që ka bërë për mua dhe opinionet që ju dhatë janë të kundërta me të miat, por është një djalë që ka ide. Është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe të verë në jetë ato që mendon. Nëse ia del, bukuri e madhe.

Ne nuk i shohim njerëzit si tanët dhe të atyre. Unë kam bërë më përpara një gjë të tillë, e mora (Taulant Muka) më shtroi një platformë me kundërshti të forta nga ato që po bënim ne, bujrum i thashë bëhu ti zv.ministër, e realizoi. Bujrum i dhashë mundësinë, dështoi brenda një jave, u largua. Shpresoj të mos të jetë rasti me Besartin Unë kam shumë dëshirë ndryshe nga sa thuhet e propagandohet. Kam dëshirë të kem afër njerëz sfidues edhe me mendime të ndryshme, bujrum”-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME