Categories Lajme

Erdhi nga Anglia për të vizituar familjen, kush është taksisti që humbi jetën nga tërmeti

Klement Çupi është një prej personave që humbi jetën në tërmetin që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. 30-vjeçari ndodhej në Thumanë pranë familjes prej dy ditësh, por vizita nuk shkoi ashtu siç duhet. Tërmeti prej 6.4 ballësh i shkallës Rihter në mëngjesin e së martës shembi banesën ku jetonte familja e tij, e cila u shua e tëra. Vdekja e nënës së tij është konfirmuar tashmë, teksa babai gjendet ende në rrënoja. Klementi u nxorr i vdekur pas 16 orësh nën rrënoja, ndërsa vëllai i tij ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrëzikut për jetën. Por kush ishte Klement Çupi, një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë? Media angleze ”Banbury Cake” i ka kushtuar një artikull fatit tragjik të Çupit dhe familjes së tij. Klementi jetonte në Angli dhe pak vite më parë u punësua si shofer taksie në qytetin e Oxford. Ai mbërriti në këtë qytet në rininë e tij si refugjat, qytet në të cilin kreu studimet dhe vazhdoi të punojë në një pub si menaxher. Pas një eksperiencë të gjatë, Klementi u punësua si shofer taksie, teksa dallohej për korrektësinë dhe zgjuarsinë e tij. Rreth fatit tragjik të familjes Çupi ka folur edhe menaxheri i përgjithshëm i kompanisë ku punonte Klementi, Aaron Singh: “Është një ditë e trishtuar për të gjithë ne. Kjo është një tragjedi e madhe për ta dëgjuar,” tha shkurtimisht Singh. Që prej mëngjesit të djeshëm, mbi 300 tërmete janë regjistruar në të gjithë Shqipërinë dhe numri i të vdekurve po vazhdon të rritet. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME