Categories Lajme

Erdhi nga Italia me pushime me familjen te gjyshërit në Shqipëri, vajza 19 muajshe ndërron jetë në spital

Soleil vetëm 19 muajshe ka humbur jetën në Shqipëri ku ishte me pushime tek gjyshërit e saj nga nëna. Familja e saj banon në komunën Centobuchi, në Monteprandone të Italisë dhe  lajmi i hidhur ka tronditur të gjithë komunitetin

Gjithçka ndodhi brenda pak ditësh. Familja e vogëlushes ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve dhe më vonë vogëlushja kishte filluar të ndihej keq por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive me Covid.

Në momentin kur gjëndja shëndetësore e Soleil ka filluar të përkeqësohej, ajo është transportuar në spital por mjekët e kanë pasur të pamundur ta shpëtojnë, shkruan Corriere Adriatico.

Do të jenë analizat që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së vogëlushes në sy të prindërve të saj, nënës shqiptare Lorinda dhe Alessandros.

Vetëm një vit e gjysmë dhe vogëlushja vdiq para syve të prindërve të saj Lorinda dhe Alessandro. Familja kishte jetuar për disa vjet në Centobuchi në via Borgo Nuovo së bashku me dy fëmijët e tjerë. Trupi i vogëlushes do të kthehet në Itali nesër, e shtunë 26 gusht. Në orën 16.30 varrimi do të bëhet në kishën Regina Pacis

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME