Categories Lajme

Erdogan pritet me nderime në Serbi

“Mbështesim çdo marrëveshje që arrihet për Kosovën” President turk, Recep Taip Erdogan, është mysafir i rëndësishëm dhe i respektueshëm në Serbi. Pritjen ia bërë në këtë nivel homologu, Aleksandër Vuçiç. Pas të shtënave nga topi në shenjë nderimi dhe solemnitetit para Pallatit të Serbisë, miku turk kishte sjellë me vete edhe ide politike dhe mbi të gjitha investime.

Në takimet që pati i premtoi Serbisë 6 fabrika të reja dhe shkëmbim tregtar prej 2 miliardë e më vonë deri në 5 miliard. Presidenti turk ofroi mbështetje dialogut me Kosovën dhe tha se ajo që bien dakord palët do të jetë e pranueshme edhe për Ankaranë.

“Besoj se presidenti Vuçiç ka dhënë mendimin më të saktë rreth qëndrimit tonë për Kosovën. Turqia përkrah paqen në Ballkan dhe do të vazhdojë me investime në Serbi.”

Për Serbinë do të marrë pjesë edhe në takime trilaterale me Bosnjën. Vuçiç theksoi se e respekton Erdogan dhe dallimet rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk mund t’i ndajnë. Por, më Turqinë kanë marrëdhëniet më të mira në histori.

“Qëndrimi i Turqisë sa i përket Kosovës është në pajtueshmëri me interesat e saj si shtet, e të cilat janë të ndryshme nga ato tonat, por është një hap i rëndësishëm që presidenti i Turqisë ka thënë se do të pranojë çdo zgjidhje tek e cila arrijnë Beogradi dhe Prishtina.”

Dy Presidentët bashkë kanë hapur edhe një forum biznesi bashkë me rreth 200 biznesmenët që ka sjellë me vete kreu Turqisë. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME