Categories Lajme

Erdogan shkarkon shefin e statistikave pas raportit për inflacion

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shkarkuar kreun e agjencisë shtetërore të statistikave, sipas një dekreti të publikuar më 29 janar.

Ky njoftim është bërë disa javë pasi Sait Erdal Dincer, shef i Institutit Turk të Statistikave ka publikuar raportin që tregon se shkalla e inflacionit është më e larta në 19 vjet. Në vend të Dencer është emëruar, Erhan Cetinkaya.

Erdogan nuk ka dhënë sqarim për emërimin e Centinkayas, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësshef i rregullatorit bankar të Turqisë.

Dincer është kritikuar si nga Qeveria, ashtu edhe nga opozita, pasi ka publikuar të dhëna më 3 janar që tregonin se çmimet e konsumit janë rritur për 36.1 për qind në muajin dhjetor, në krahasim me një vit më parë. Kjo shifër ka qenë më e lartë sesa parashikimi prej 27 për qind i analistëve.

Opozita turke ka thënë se shpenzimet për jetesë janë të paktën dyfish më të larta, derisa mediat turke kanë raportuar se Erdogan është zemëruar për publikimin e të dhënave.

Inflacioni i lartë ka gërryer fuqinë blerëse në Turqi, ku janë rritur çmimet e ushqimit, transportit, ngrohjes, rrymës dhe gjërave tjera të domosdoshme. Inflacioni është përkeqësuar nga ndërhyrja e Erdoganit në Bankën Qendrore dhe politikat e tij për ekonominë.

Ndonëse zakonisht Bankat Qendrore luftojnë inflacionin përmes rritjes së normave të interesit dhe ashpërsimit të politikave monetare, Erdogan ka thënë se shkalla e lartë e interesit shkakton inflacion. Lideri turk i ka bërë presion Bankës Qendrore për të ulur normat e interesit disa herë, çka ka rezultuar me zhvlerësim të lirës. Kjo valutë turke ka humbur 44 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, vitin e kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME