Categories Politike

Erdogan: Turqia nuk kryen masakra ndaj civilëve, për ti parë shkoni në Bosnje e Afganistan, Putin ftesë presidentit turk të vizitojë Moskën

Përpara anëtarëve të partisë së tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan duke folur për ofensivën ushtarake, tha se “Menjëherë, sonte, të gjithë terroristët të hedhin armët dhe pajisjet e tyre, të shkatërrojnë të gjitha fortifikimet e tyre dhe të tërhiqen nga zona e sigurisë që kemi vendosur “. Kjo do të ishte “mënyra më e shpejtë për të zgjidhur krizën në Siri”.

Por Presidenti turk na la pa iu përgjigjur kritikave në adresë të tij: Në historinë e saj, Turqia kurrë nuk ka kryer masakra ndaj civilëve. Nëse doni të shihni civilë të persekutuar, shkoni në Afganistan, Myanmar apo Bosnje”. Objektivi i ofensivës sonë ushtarake, e cila tashmë ka çliruar 1.200 kilometra katrorë në Siri, është të depërtojë “deri në 30-35 km” përtej kufirit turk dhe përgjatë një rripi që shkon “nga qyteti Manbij në kufirin me Irakun”.

Ministria e Mbrojtjes e Ankarasë, sot në mëngjes, përditësoi shifrat e të vrarëve në Siri. Sipas saj, janë neutralizuar 637 “terroristët” që nga fillimi i operacionit ushtarak në verilindje të Sirisë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, 71 civilë, përfshirë 21 fëmijë, janë vrarë në ofensivën ushtarake të nisur më 9 Tetor.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë folur për operacionin ushtarak në Siri dhe presidenti Putini e ka ftuar presidentin turk të vizitojë Moskën. Sipas Kremlinit, Presidenti Erdogan e ka pranuar ftesën dhe do ta realizojë vizitën pas disa javëshj do të kishte pranuar dhe do të shkonte në kryeqytetin rus “brenda disa ditësh”.

Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov, i cituar nga agjensia e lajmeve TASS, duke iu referuar telefonatës mes dy krerëve të shtetit, shpjegoi se Moska nuk mund të bëjë parashikime në lidhje me kohëzgjatjen e ndërhyrjes turke, duke e bërë të qartë se Rusia “respekton të drejtat e Turqisë për të marrë masa për të ruajtur sigurinë e saj, por ne presim që operacioni në Siri të jetë proporcional me qëllim, ruajtjes së sigurisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME