Categories Lajme

Erdogan vjen sërish në Tiranë, mediat turke zbulojnë eventin ku do marrë pjesë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan para pak ditësh ishte në Shqipëri në një vizitë zyrtare e cila fokusin e kishte te inspektimi i banesave të ndërtuara në Laç por edhe nënshkrimin e marrëveshjeve me qeverinë shqiptare. Vizita e tij më 17 janar, përkoi me ditën e vdekjes së Skënderbeut dhe kjo ngjalli shumë debate dhe jo vetëm. Vizita e tij një ditore në Tiranë shkaktoi shumë kaos dhe trafik në rrugë pasi shumë akse u bllokuan për orë të tëra.

Por duket se pavarësisht të gjithave, Erdogan do rikthehet sërish në vendin tonë. Mediat turke shkruajnë se gjatë një konference ditën e djeshme Erdogan, ka deklaruar se do të mbërrij sërish në Tiranë në hapjen e xhamisë së Namazgjasë, punime të cilat po bëhen me fondet turke. Ai gjithashtu foli edhe për pritjen që iu bë dy ditë më para në vendin tonë, ku tha se ishte madhështore, ndërkohë që përmendi edhe lidhjen që kanë dy popujt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME