Categories Lajme

Erion Dasho: Dhjetë masat që ulin rrezikun nga korona

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka renditur dhjetë masa të cilat sipas tij duhen marrë për të frenuar përhapjen e Covid-19 tek grupet me risk më të madh. “Sigurisht, këto masa nuk do t’a eliminojnë përhapjen e COVID midis të moshuarve apo personave të prekur nga sëmundje kronike, por do t’a reduktojnë ndjeshëm atë”, shkruan Dasho në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai thekson se secili vend është i veçantë, prandaj edhe duhet të marrë masa në përputhje me nevojat dhe karakteristikat e veta. “Në fund të fundit, risku për këdo, përfshi të moshuarit, nuk bëhet asnjëherë zero, por një tërësi masash mund t’a ulin atë në mënyrë të ndjeshme”.

POSTIMI: JO MË “NJË MASË PËR TË GJITHË”! (One size does NOT fit all) Që në fillimet e epidemisë së COVID, u identifikuan grupet vulnerabël, ata me më shumë gjasa se të tjerët që të prekeshin më rëndë nga virusi, të zhvillonin komplikacione të sëmundjes dhe të rrezikonin jetën prej tij. Këta ishin personat me moshë mbi 65 vjeç dhe personat e prekur nga sëmundje të caktuara kronike. Për shkak se janë në kontakt me të sëmurët shumë më shpesh se të tjerët dhe për shkak se mendohet që ka një lidhje midis dozës infektuese dhe shkallës së gravitetit të sëmundjes, personeli mjeksor mund të përfshihet si grupi i tretë në risk lidhur me COVID-19.

Ndërkohë që masat anti-COVID përgjithësisht u bazuan tek parimi “një masë u shkon të gjithëve”, disa vende si Singapori apo Izraeli u përpoqën që në fillimet e epidemisë të aplikonin masa inteligjente që veçonin grupet në risk nga pjesa tjetër e popullatës.

Përafrimi suedez, i vlerësuar i suksesshëm, pati dështimin e vet me të madh kur nuk arriti të parandalonte vdekjet nga COVID tek të moshuarit në shtëpitë e kujdesit.

Së fundi, flitet se Britania e Madhe do të aplikojë të tilla masa duket vendosur kufizime të lëvizjes për personat mbi një kufi moshe të caktuar.

POR A FUNKSIONOJNË MASAT INTELIGJENTE? Secili vend është i veçantë, prandaj edhe duhet të marrë masa në përputhje me nevojat dhe karakteristikat e veta. Në fund të fundit, risku për këdo, përfshi të moshuarit, nuk bëhet asnjëherë zero, por një tërësi masash mund t’a ulin atë në mënyrë të ndjeshme.
Një pjesë e masave MIDIS të cilave mund të zgjidhen nga çdo vend ato më të përshtashmet (feasible) do të ishin:

1. Praktika për të favorizuar të moshuarit dhe personat me një kartë shëndeti të posaçme në përfitimin e shërbimeve në supermarket, administratë, etj. duke i mundësuar atyre një fashë orare të privilegjuar, p.sh. 8.00 me 10.00.

2. Mjete transporti të dedikuara për kategoritë në risk. P.sh. në çdo tre mjete, një i dedikohet të moshuarve apo bartësve të kartës së shëndetit.

3. Shpërndarje maska falas për këto kategori, majde jo maska artizanale apo kirurgjikale (të ashtuquajturat maska “solidare”) por maska që ofrojnë mbrojtje të shtuar siç janë maskat tip FFP2 ose FFP3.

4. Bonus qiraje (p.sh. 10 mijë lek në muaj) që të moshuarit që jetojnë së bashku me fëmijët të kenë mundësi të marrin një banesë me qira deri në zbulimin e vaksinës.

5. Një fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e kategorive në risk që ndërthur mesazhet për këtë moshë dhe mesazhet për personat e tjerë (p.sh. “të mbrojmë gjyshërit tanë”, etj.)

6. Përmirësim të ndjeshëm të trinomit testo-gjurmo-trajto për të mundësuar diagnozën e hershme dhe trajtimin e hershëm të personave që i përkasin kategorive në risk.

7. Hartim i protokolleve të veçantë për ndjekjen në shtëpi dhe spital të personave që i përkasin kategorive në risk.

8. Ndryshim i protokollit nga testo-gjurmo-trajto në testo-gjurmo-izolo për persona të jetojnë së bashku me prindër të moshuar apo me persona të prekur nga sëmundje kronike të caktuara.

9. Mundësi për të punuar nga shtëpia për të gjithë personat që u përkasin grupeve në risk dhe janë në marrëdhënie pune. Kur është e mundur, mund të konsiderohet edhe ndryshimi i përkohshëm i profilit të punës (p.sh. një person i gjykuar në risk që punon në një profil që ka kontakt të shtuar me njerëzit, mund të kalohet përkohësisht në një profil pune ku ky kontakt është më i reduktuar).

10. Caktimi i fashave orare të dedikuara për shëtitje, ushtrime fizike, madje edhe plazh për personat që u përkasin kategorive në risk. Për plazhet, si për transportin, mund të mendohen edhe plazhet e dedikuara për personat mbi 65 vjeç gjatë periudhës së epidemisë.

Sigurisht, këto masa nuk do t’a eliminojnë përhapjen e COVID midis të moshuarve apo personave të prekur nga sëmundje kronike, por do t’a reduktojnë ndjeshëm atë.

NËPËRMJET NJË TRAJTIMI TË DIFERENCUAR TË PERSONAVE QË U PËRKASIN GRUPEVE NË RISK, DO TË KRIJOHET MUNDËSIA QË PJESA TJETËR E SHOQËRISË TË KETË NEVOJË PËR MË PAK KUFIZIME DHE TË ZHVILLOJË NJË VEPRIMTARI EKONOMIKE DHE SOCIALE SA MË AFËR NORMALES! KOHA PËR VEPRIM!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME