Categories Lajme

Pandemia/ Detyrimet e prapambetura pritet të arrijnë në 560 milionë euro këtë vit

Ministria e Financave njoftoi në treguesit e Kuadrit Makroekonomik 2020-2023 se borxhi publik jashtë treguesve fiskale (detyrimet e prapambetura) do të arrijnë gjatë këtij viti në 70 miliardë lekë, ose 560 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare detyrimet e prapambetura pritet të rriten këtë vit me 64 për qind duke arritur një pik prej 70 miliardë lekësh nga rreth 42 miliardë lekë që ishin raportuar gjatë vitit 2019. Detyrimet e prapambetura të këtij viti arritën stokun që qeveria Rama zbuloi në vitin 2014 me rreth 71 miliardë lekë.

Shkak për zgjerimin e detyrimeve të prapambetura këtë vit në rekorde, veç të tjerash është bërë edhe pandemia Covid -19. Pandemia u bë shkak për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore në disa zëra edhe pse kontratat e qeverisë me privatet për punime dhe shërbime ishin tashmë të lidhura.

Shkak tjetër për rritjen e stokut të detyrimeve jashtë bilancit fiskal janë duke u bërë edhe parashikimet optimiste te të ardhurave. Vitin e kaluar qeveria parashikoi fillimisht të arkëtonte 486 miliardë lekë, por në të vërtetë u arkëtuan 6 për qind më pak se plani. Duke qenë se buxhetimi behet me planin, qeveria lidh kontrata për shuma që nuk i siguron nga të ardhurat e programuara, duke krijuar kështu një stok të pashmangshëm për detyrime.

Azmi Stringa, ish-drejtori i Auditit të Buxhetit në Kontrollin e Lartë të Shtetit, është skeptik për mënyrën se si është rishikuar buxheti, pas pandemisë. Ai paralajmëron se Akti Normativ 3 është optimist, veçanërisht në kahun e shpenzimeve kapitale, çka mbart risqe për financat publike. Ministria e Financave nuk ka një kontroll të mirë mbi ecurinë e shpenzimeve publike nga njësitë shpenzuese dhe përgjithësisht, menaxhon vetëm formalisht treguesit fiskalë, duke krijuar kështu detyrime të prapambetura.

Një tjetër rrezik, sipas tij, lidhet me projektet e Partneritetit Publik Privat (PPP), ku duhet të kemi parasysh që për kontratat PPP, shteti ka ndërmarrë në disa raste, rrezikun e kërkesës dhe si rrjedhojë, pagesat e buxhetit nga koncesionarëve mund të jenë në rritje këtë vit.

Ministria e Financave pret në treguesit e saj fiskale që borxhi publik bruto të arrijë në 80.4% të prodhimit të Brendshëm bruto këtë, por të dhënat për borxhin publik për 6 mujorin e parë të vitit treguan se niveli i tij ka arritur tashmë në 80% të PBB-së që në muajin qershor./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME