Categories Lajme

Erion Veliaj falimenton bizneset, qytetari: Rritet taksa e pastrimit dhe infrastrukturës

Bizneset në Shqipëri janë duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pasojave që la pandemia e koronavirusit. Në ERTV e Ramës trumpetohet pothuajse çdo ditë ndihmat që qeveria ka dhënë në favor të biznesit, por shihet fare qartë që një numër i madh biznesesh nuk kanë marrë pagat e luftës për punonjësit e tyre. Të njëjtën gjë bën edhe Erion Veliaj. Ai rreh gjoksin duke thënë se janë krijuar lehtësira për të gjithë.

Por mesa duket është një lojë e pistë. Një denoncim nga një qytetar ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA. Ai ka denoncuar hapur sesi është bërë rritja e taksave nga Bashkia e Tiranës në këtë kohë pandemie. Siç shihet edhe nga sistemi që ka dërguar qytetari, në krahasim me vitin e shkuar janë rritur taksa e pastrimit dhe ajo e infrastrukturës arsimore.

Në 2019 taksa e pastrimit ka qenë vetëm 10000 lekë ndërsa tani është bërë 69000, ndërsa taksa e infrastrukturës arsimore është rritur me 11000 lekë. Ja pra si Erion Veliaj po i ndihmon bizneset miq! Me të në krye, falimentimi është shumë afër.

Qytetari denoncon:

Pershendetje Joq, Ja lehtesirat e biznesit pas pandemise. Bashkia rrit taksen e pastrimit nga 10000 lek 2019 ne 69000 lek ne vitin 2020. Ne vend qe ti ndihmoje bizneset sepse pothuajse gjysmat e bizneseve te vogla dhe te mesme kane falimentuar dhe jepen me qera. Cfare zgjidhje jep per te papunet pervec se tju vjedhin taksat. Si do e perballojne njerezit kete situate sepse shume biznese kane falimentuar, te tjere kane pergjysmuar staf, ndihma ekonomike nuk jepen per kte pjese. A thua mjafon 40000 mij lek ndihme per kushedi sa kohe pa pune po bejne njerezit.. Jane taksa qe dalin ne sistem biznesi ndodhet me tirane. Gjithashtu edhe taska e infrastruktures nga 4000 lek eshte rritur ne 15000 lek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME