Categories Lajme

Erion Veliaj refuzon përballjen, nuk shkon në seancë por kërkon pajtim, Ndroqi: Hajde në gjyq!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi për të dytën herë seancën në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke u paraqitur me një avokat në përballjen me Presidentin e “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi. Avokati i kryebashkiakut kërkoi shtyrje dhe tha se Veliaj do t’i kërkonte falje zotit Ndroqi. Ndërsa Presidenti Ndroqi kërkoi praninë e Veliajt në seancën e radhës që do të jetë më 8 shtator.

Tirane- Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i është përgjigjur sërish thirrjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Ndryshe nga seanca e shkuar në përballjen me presidentin e “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi këtë herë ai është përfaqësuar nga vetëm një avokat Para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor i të zgjedhurit argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim Për këtë kërkesë z.Ndroqi deklaroi se konform ligjit duhet të jetë vetë z Veliaj, i cili në seancë pajtimi duhet të kërkojë falje për ato ç’ka thënë ndaj ndaj tij dhe gazetareve.

Ne foto: Presidenti i “Yldon Media Group” sot ne Gjykate, nderkohe i padituri Erion Veliaj nuk u paraqit. Në këtë situatë duke argumentuar se koha mes dy seancave të para ishte e shkurtër, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të shtyhej në shtator çka bëri që trupa e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion të vendoste datën 8 shtator për seancën e rradhës. Avokati Erind Mërkuri: Avokati i tij (i Erion Veliajt) parashtroi se nuk mund të paraqitej për shkak të angazhimeve publike dhe axhendës së ngjeshur për këtë arsye u kërkua dhe nga gjykata prania e tij për në seancën e 8 shtatorit në mënyrë që të realizohet procedura mes palëve në këtë drejtim. Ftojmë zotin Veliaj të jetë i pranishëm duke respektuar institucionin e gjykatës, për më tepër një gjykatë që ka dalë nga reforma në drejtësi. Presidenti i Yldon Media Group paditi Veliajn pas shantazheve që ai u bëri gazetarëve.Por dhe përgjigjeve ofenduese ndaj vete z Ndroqi duke deklaruar mjaft të pavërteta Një tjetër padi në SPAK është ngritur dhe për moskallëzim krimi, pasi Veliaj pretendon se kanë tentuar gjobë si kryebashkiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME