Categories Lajme, Politike

Erion Veliaj thyen kodin/ I vetmi politikan që përdori TV-të për të përfituar nga fatkeqësia

Fatkeqësia me dhjetëra viktima nga tërmeti i fortë deri tani, i ka bërë të gjithë politikanët bashkë pavarësisht nga divergjencat, për të respektuar kodin e përfitimit nga kjo fatkeqësi, duke bërë heroin që merr meritat personale nga kjo gjendje emotive e njerëzve. Në mënyrë shumë diskrete atë e kanë respektuar vetë Rama, shumë nga ministrat e qeverisë, presidenti Meta madje edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

I vetmi që nuk i ka rezistuar dot tundimit për të thirrur të gjitha mediat për të transmetuar live fjalimin e tij në Këshillin Bashkiak ku lexonte lista të stërgjata, ku fliste dhe për shkollat dhe për natën e bardhë dhe për ditën e flamurit e për të gjitha këto bashke ishte Lali Eri. Ndërkohë që ende kamerat ishin në shesh katastrofat për te pritur nxjerrjen nga rrënojat të të vdekurve apo të mbijetuarve, Veliaj lexonte emrat e gjithë atyre që u kish bërë bamirësi duke u akorduar dëmshpërblim për shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti.

Si të gjithë njerëzit e sëmurë nga mania e protagonizmit mediatik Veliaj pushtoi mbi 20 minuta ekranet, si askush tjetër sot rreth orës 17:10 -17:30, pa pasur frikën se ky përdorim i paskrupullt i tragjedisë më shumë mundësi ka të kthehet në bumerang. /lapsi/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME