Categories Lajme

Erjoni, i vetëpunësuar, përfitoi ndihmë financiare prej 40 mijë lekësh

Rreth 250 mijë qytetarë e kanë përfituar deri tani ndihmën financiare të akorduar nga qeveria si mbështetje në situatën e krijuar prej pandemisë së Covid. “Paga e luftës” dhe bonusi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për të gjitha kategoritë e biznesit, të cilat u mbyllën ose aktiviteti i tyre u reduktua për shkak të kufizimeve të vendosura.

Erjon Andoni është një nga të vetëpunësuarit e shumtë që e kanë përfituar mbështetjen financiare prej 40 mijë lekësh dhënë nga qeveria. Erjoni ka një dyqan ku shet bojëra për lyerjen e objekteve në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë. Në një bashkëbisedim me ATSH-në, Erjoni shprehet se është i vetëpunësuar në dyqanin e tij prej disa vitesh.

“Është një biznes familjar. Në këtë biznes jam i vetëpunësuar prej disa vitesh”, tregon Erjoni. Ai thotë se për të përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh gjatë kohës së pandemisë kishte aplikuar online në formularin e paraqitur nga Administrata Tatimore. Erjoni thekson se procedura e aplikimit ishte e thjeshtë dhe se në llogarinë e tij ishte njoftuar përmes një mesazhi nga Administrata Tatimore se kërkesa i ishte aprovuar.

Qeveria aprovoi dy paketa financiare përmes të cilave u mbështetën qytetarët dhe punonjësit e bizneseve që u prekën nga masat e marra në përballje me pandeminë COVID-19. Gjithashtu, qeveria dyfishoi pagesën për ndihmën ekonomike si dhe pagesën e papunësisë. Ndërkaq, qeveria është gati të vërë në lëvizje planin kombëtar “Shqipëria 2030”, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME