Categories Lajme

“Erjoni ishte i martuar me një greke, ka një fëmijë”/ Flet halla e shqiptarit që u vra nga kunati

Historia tragjike e një familjeje shqiptare në Volos, ku 50-vjeçari Fatmir Telallari vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit kishte abuzuar me vajzën e tij 18-vjeçare, ka qenë sot temë diskutimi në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Halla e viktimës, Erjon Pelivanit, ka dhënë folur për emisionin, ku ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.

“Erjonin e kam nip, lajmin e vdekjes e mësova nga mediat se dëgjova lajmet teksea ishte në punë. Me motrën e Erjonit kam folur më parë por tani jo sepse nuk më del në telefon. Më tha që e vrau burri, kaq! Nu ke di si ndodhi ngjarja sepse unë jetoj këtu në Shqipëri, ata kanë kohë që janë në Greqi. Është ngjarje shumë e rëndë.

Elona kishte 10 vite që ishte martuar me Fatmirin. Ai kishte 3 vajza nga martesa e parë, dhe djalin e kishin bashkë. Edhe Elona ka qenë e martuar më parë dhe ka pasur një vajzë. Erjoni jetonte më larg Elonës, ishte i martuar me greke. Ka një fëmijë. E merrja në telefon dhe më thoshte: ‘jam larg me vëllain’. Kur vinte mbesa atje, flisja me Erjonin. Nuk e di mirë, por thonë se do të vijë trupi në Shqipëri.

Erjoni një djalë ka. Vëllai im jeton atje. Ishte me dokumente të rregullta. Vëllai është pak larg nga goca, rreth 30 minuta nga goca e tij. Erjoni jeton larg me greken. Se di se çfarë vendi jeton. Nuk është gjë e mirë kjo që ka ndodhur. S’më vjen mirë, nuk e di se si janë rrethanat. Ai është larg, habitem se si ka ndodhur.”- ka thënë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME