Categories Showbiz

Ermal Fejzullahu dhe familja e tij dhurojnë 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe familja e tij kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm humaniteti. Ata kanë vendosur që të dhurojnë 100 mijë euro për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.

“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Fejzullahu ka thënë po ashtu se ndonëse kanë ndërmarrë iniciativa të tilla edhe më herët një gjë të tillë nuk e kanë bërë asnjëherë publike. Por, ai ka deklaruar se rasti me tërmetin në Shqipëri është ndryshe pasi është prekur një komb i tërë. Ai ka kërkuar po ashtu nga të gjithë që të hapin zemrat dhe të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

“Vëllezër e motra! Asnjëherë në jetën time nuk kam dashur të publikoj ndihmën që kemi bërë kur kemi marrë një iniciativë për të ndihmuar rastet e shumta me nevojë, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë. Uroj të solidarizohemi të gjithë të hapim zemrat dhe të ndihmojmë sa kemi mundësi. Zoti e bekoftë popullin shqiptar. I juaji, Ermal Fejzullahu”./Kultplus.com/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME