Categories Lajme

Ermira Gjeci njofton urdhrin për parandalimin e gripit të shpendëve, çfarë duhet të dinë qytetarët dhe tregtarët

Nisur nga situata e krijuar në vendin tonë për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve, zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë publik urdhrin për parandalimin e përhajes së gripit të shpendëve.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi në qarqet Durrës, Dibër dhe Korçë, ku janë dhe vendet që janë evidentuar dhe vatrat e para të sëmundjes.

Vendimi ndalon tregtimin e shpendëve në ambientet e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, si dhe ndalon transferimin e shpendëve nga një fermë në një tjetër.

“Është e rëndësishem për tregtarët dhe publikun të dinë që është në fuqi urdhri për marrjen e masave kufizues për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së infulencës aviare . Ky urdhër do të zbatohet në Durrës, Dibër Korçë, ku janë dhe vatrat e sëmundjes.

Urdhëri ndalon tregtiumin e shpendëve të gjallë në mjedise të hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla, si dhe lëvizjen e shpendëve nga ferma në fermë.

Policia e Shtetit dhe kryetarët e tre bashkive janë në bashkëpunim me ne për të ndaluar çdo abuzim të ligjit.

Më lejoni t’i drejtohem konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik për mishin dhe vezët nëse i blini në operatorët e licensuar dhe nëse produktet janë të kontrolluara.

Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara në temperatura më të larta se 70 gradë celcius, ashtu sikurse është dhe procedura e gatimit”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME