Categories Lajme

Gjirokastër/ Po qarkullonte me doza droge në makinë, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar të cilit iu gjetën në makinë doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhjetëra doza të tjera me kanabis. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i policisë: Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 29 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, tip “Benz”, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike, një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME