Categories Kulture

Esat Pasha në (1915): Unë komandoj një vend të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë

“Le Gaulois” ka botuar, të hënën e 17 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Journal”, të zhvilluar në Durrës më 18 dhjetor 1915, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

1.Henry Barby, redaktori i Journal, pati mundësinë të zhvillojë një bisedë, në Durrës, me Esat Pashën, i cili i tha : “Joffre (gjenerali francez Joseph Joffre) komandon ushtrinë e një vendi ku mbizotëron bashkimi dhe vëllazëria. Unë e gjeta veten në prani të një vendi të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë. Unë u gjenda vetëm, me ide dhe qëllime krejt të ndryshme. Kam pasur shumë vështirësi për t’i pranuar ato nga e gjithë Shqipëria, por prapëseprapë ia arrita.” Unë ngrihem për të marrë leje për t’u larguar, por në atë moment ai në mënyrë familjare më kap në shpatull dhe më çon te dritarja e sallonit e cila mbikëqyr detin. “Shikoni, më tha, dhe dora e tij më tregon në port katër anije me vela shqiptare, shtyllat e vetme të të cilave ende dalin nga valët – shikoni ! Flota austriake erdhi për t’i fundosur disa ditë më parë!… Dhe trupat bullgare, në këtë moment, po marshojnë në Elbasan! Këto akte armiqësie nuk mund të qëndrojnë pa përgjigje nga ana ime!”

Ndërsa ne shtrëngojmë duart për herë të fundit, Esat Pasha përfundoi me këto fjalë : “Çfarëdo që të ndodhë, unë gjithmonë do t’i qëndroj besnik Bllokut të Antantës.” Një ditë pas intervistës sonë, më 19 dhjetor, ushtarët e tij arrestuan diplomatin e Austrisë dhe përfaqësuesin e Bullgarisë që gjendeshin në Durrës, dhe i hipën në një anije neutrale (asnjëanëse) – një anije me vela amerikane e cila gjendej në port Dhe, më 21 dhjetor, Esat Pasha, Presidenti i Shqipërisë, vendosi përfundimisht të përkrahë Bllokun e Antantës, duke i shpallur luftë Austrisë dhe Bullgarisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME