Categories Kulture

ESAT PASHA – REDAKTORIT TË NJË GAZETE NË TRIESTE (1914) : “NË EMËR TË POPULLIT DHE TË BEJLERËVE, NE I DORËZUAM MBRETIT TONË VILHELM, PAK TOKË, UJË DHE RËRË, TË MARRA NË ATDHEUN SHQIPTAR…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Janar 2020

“L’Echo d’Alger” ka botuar, të shtunën e 7 marsit 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me redaktorin e një gazete të Triestes, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Principata e Shqipërisë

Çështja shqiptare

Esat Pasha shpjegon se cili do të jetë regjimi i ri i Shqipërisë

Trieste, 6 Mars. – Një redaktor i një gazete të Triestes intervistoi Esat Pashën. Ai bëri deklaratat e mëposhtme :

Në emër të popullit dhe të bejlerëve, ne i dorëzuam mbretit tonë Vilhelm, pak tokë, ujë dhe rërë, të marra në atdheun shqiptar. Tani ai është udhëheqësi ynë.

Nuk duhet të ketë frikë se kombësia e tij do të ketë një ndikim gjermanik në vend. Politika e tij e vetme do të udhëhiqet nga ky mendim, të punojë për madhështinë e Shqipërisë, në marrëveshje perfekte me Evropën.

Esat Pasha tha në vijim se princi i Shqipërisë do të jetë mbret, domethënë “Mbret” ose sulltan. Durrësi do të jetë kryeqyteti i tij i përkohshëm, ndërsa Tirana rezidenca e tij verore.

Mbreti i ri e siguroi atë se qeveria e tij nuk do të jetë as autokraci dhe as regjim parlamentar. Shqipëria, në fakt, nuk dëshiron të bëjë gabimet e turqve të rinj. Qeveria do të përbëhet nga Ministra dhe një Senat, i zgjedhur gjysma prej popullit dhe gjysma tjetër e emëruar nga mbreti. Senati do të duhet të përgatisë statutin kushtetues.

Sovrani do të ketë si këshilltarë dhe Senati si president, qytetarët më të mirë të mbretërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME