Categories Lajme

Është kthyer në fenomen ‘tik-toku’, mediat angleze skanojnë Aleks Vishën, detaje…

Një i ri i shtrirë në shtrat, duke pirë një cigare ndërsa flet me një mik në një telefon celular. Gjatë bisedës 20-minutëshe, të mbushur me fjalë të pahijshme në shqip e anglisht, Aleks Vishaj thotë se e urren Britaninë, policinë dhe pyet nëse mund të heqë dorë nga fiksimi i tij i kushtueshëm ndaj pokerit.

“Me një guxim të pacipë, 32-vjeçari e regjistroi veten në një celular të fshehtë nga qelia e burgut Wandsworth në Londër gjatë Marsit të shkuar teksa priste kthimin e tij në Shqipëri. Regjistrimi i paligjshëm u postua në llogarinë e tij private të rrjeteve sociale dhe kjo shënoi herën e fundit kur Britania pa apo dëgjoi prej tij”, shkruan “Daily Mail”.

Media prestigjioze raporton se Vishaj është rikthyer në Britani duke bërë një tallje ndaj sistemit të dëbimit që qeveria ka premtuar të forcojë. Vitin e kaluar, Ministrja e Brendshme Priti Patel firmosi një marrëveshje me qeverinë shqiptare ku i kërkoi të merrte kriminelin, i cili nuk ka asnjë të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Një në shtatë të burgosur të huaj në brigjet angleze janë shqiptarë. “Dua të përshpejtoj largimin e këtyrë të burgosurve të rrezikshëm për të mbrojtur britanikët”, u shpreh Patel gjatë një vizite në Tiranë. Karta e Nacionalitetit dhe Kufijve, e cila pritet të kthehet në ligj gjatë këtij viti, përmban pika që përshpejtojnë dëbimin e kriminelëve të huaj në vendet e tyre “kurdo të jetë e mundur”.

Vishaj, për britanikët, përfaqëson simbolin e një sistemi tërësisht të abuzuar. Mbrëmjen e Vitit të Ri, ai postoi një video i veshur me kostum tradicional duke festuar me disa miq në një bar të Londrës teksa këndonte në gjuhën shqipe.

Kthimi i tij ilegal në Britani u bë i ditur nga autoritetet e sigurisë atje si dhe ato shqiptare. Mendohet se Aleks Vishaj zotëron një pasaportë false që e përdor për të udhëtuar me avion ose traget.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME