Categories Lajme

Është më i shikuari i muajit të fundit, filmi që parashikoi koro navirusin po bën “namin” në rrjet

Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga ethet e koronavirusit, industria e filmave mund të thuhet se është e vetmja që po nxjerr fitime gjatë këtyre ditëve, pasi miliona njerëz në të gjithë globin janë vetë-izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të situatës së krijuar nga përhapja me shpejtësi e Covid-19.

Shikimi i filmave është një ndër mënyrat më të mira për të kaluar kohën në këto ditë të vështira.

Mediat e huaja shkruajnë se filmi “Contagion”, një prodhim i vitit 2011, është renditur si një ndër filmat më të shikuar gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit.

Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën.

Në film bëhet fjalë për virusin e quajtur MEV-1. Ai ka origjinën në Azi dhe transmeton përmes prekjes, ndërsa simptomat e tij janë të ngjashme me koronavirusin.

Shumë njerëz e kanë cilësuar këtë film si “parashikuesin” e mbërritjes së koronavirusit.

Filmi është prodhuar nga gjigandi Warner Bros. Ata kanë njoftuar se “Contagion” rezulton filmi më i kërkuar në katalogun e Warner Bros, pas Harry Potter.

“Contagion” aktualisht është ndër filmat më në trend në platformat Amazon Prime dhe iTunes, si dhe renditet ndër katër filmat më të shikuar gjatë kësaj periudhe sipas IMDb/balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME