Categories Lajme

Eshtrat në Fushë-Kuqe, del ekspertiza mjekoligjore: Viktima u keqtrajtua me mjete të forta

Eshtrat e gjetura pak javë më parë në Fushe-Kuqe të Kurbinit rezultojnë se janë dëmtuar me mjete të forta.

Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e mjekësisë ligjore pas ekzaminimeve të kryera, por pa arritur të përcaktojnë se cilat janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, por kjo ka ngjallur dyshime se personi, para se të vritej, është dhunuar me sende të forta.

Ende nuk dihet se kujt mund t’i përkasin këto eshtra, ndërsa prokuroria vendosi që t’i marrë sërish ADN-në një gruaje nga Mamurrasi.

Ajo është nëna e 16-vjeçarit të zhdukur prej 7 vitesh, Mariglen Gjonaj, e cila mësohet se ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Tiranës, ku dhe i është marrë një profil ADN-je.

Analiza ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ekspertët biologë, por burime nga prokuroria besojnë shumë se ballafaqimi i ADNsë mund të sjellë në identifikimin e të riut të zhdukur.

Edhe nëse do të ishte një përgjigje pozitive ku do të konfirmoheshin profile të njëjta, Prokurorisë do t’i duhet shumë punë për të zbardhur autorët e krimit të rëndë.

Zhdukja e adoleshentit 16-vjeçar, Mariglen Gjonaj, është hetuar fillimisht nga Prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Kjo e fundit kreu veprime për akuzën e rrëmbimit të personit, por pas shpërbërjes së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme sërish në Kurbin.

Hetimet u pezulluan derisa pak kohë më parë në zonën e Fushë-Kuqes është gjendur një skelet njeriu, që ende dhe sot nuk dihet se kujt i përket.

Tashmë është Prokuroria e Kurbinit ajo që do të hedhë dritë mbi këtë situatë, pasi prej 7 vitesh nuk dihet asgjë rreth fatit të 16-vjeçarit.

Adoleshenti u zhduk në rrethana të mistershme, teksa ishte në ekskursion me shkollën. Ditën e zhdukjes ai kishte me vete një orë “Rolex” dhe një varëse floriri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME