Categories Lajme

Nga heqja e maskave tek hapja e klubeve të natës, Komiteti i Ekspertëve njofton për masat e reja të koronavirusit

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku  ka dhënë detaje në lidhje me masat e ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se do të hiqet mbajtja e maskës me detyrim.

“Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve epidemiologjik, Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi këto rekomandime. Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 16 vjeç dhe të atyre me sistem imunitar të kompromentuar.

Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave por rekomandon fuqishëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura ose të paajrosura mirë.

Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës, heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për SARSCOV 2, dokument të testimit negativ për SARSCOV 2, apo certifikatë të shërimit nga ky infeksion, për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj e këtij viti. Komiteti i Ekspertëve do monitorojë situatën dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë. Do të ndryshojnë sipas nivelit të riskut.

Të nderuar qytetarë, pavarësisht nga situata epidemiologjike, pandemia nuk ka mbaruar. Ekziston rreziku i infeksioneve” – tha Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME