Categories Sport

Etapa e tretë e Rrethit të 78-të Çiklistik të Shqipërisë, Elbasan – Vlorë

Etapa e tretë e Rrethit të 78-të Çiklistik të Shqipërisë, Elbasan – Vlorë, ka qenë nën dominimin e çiklistit të Studentit dhe Tiranës, Olsian Veliaj.

Një etapë krejtësisht fushore, e cila ka nisur nga Elbasani për të vijuar drejt Cërrikut e më pas në Belsh e që andej në dalje në Lushnjë. Pasi kanë kaluar dhe rrethrrotullimin e Kolonjës, pranë fshatit Karbunarë ka nisur dhe shkëputja nga grupi i madh.

Olsian Veliaj, së bashku me çiklistin e Novi Pazar, Admir Kolasinac kanë pedaluar drejt Vlorës duke e lënë nga pas grupin e madh, atje ku ndodhej dhe kryesuesit i Turit të Shqipërisë, Dushan Velesinoviç. Dhe të dy së bashku, Veliaj dhe Kolasinac, kanë prekur të parët vijën e finishit me kohën 3h22’54”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME