Categories Sport

Ethet e derbit Inter-Milan, ja numri i spektatorëve që do të jenë të dielën në “San Siro”

Derbi i së dielës midis Milanit dhe Interit do të kalojë numrin e 75 mijë spektatorëve. Mediat italiane shkruajnë se supersfida e së dielës mes kuqezinjve dhe zikaltërve do të ndiqet nga një numër shumë i madh tifozësh.

Në krahasim me derbin e parë të këtij sezoni, ku ishin të pranishëm në “San Siro” rreth 70 mijë tifozë, këtë herë interesimi i tifozëve është më i madh. Ndërkohë, raportohet se kanë mbetur edhe pak bileta për t’u shitur.

Megjithatë, përpara kësaj të diele, Interi do të ketë një tjetër sfidë tepër të nxehtë me Napolin në “San Paolo” dhe besohet se stadiumi i napolitanëve do të jetë i tejmbushur.

Derbi i së dielës mes Interit dhe Milanit do të jetë takimi i pestë në këtë sezon që ndiqet nga më shumë se 70 mijë tifozë duke rritur ndjeshëm të ardhurat në arkën e klubit zikaltër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME