Categories Politike

Etilda Gjonaj në mbrojtje të Arta Vorpsit: Betimi është një akt formal, nuk mund të bllokojë ngritjen e Kushtetueses

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në “Real Story” në “News 24” ka deklaruar se betimi para Presidentit është një akt formal që sipas saj nuk mund të bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Betimi është një akt formal, solemn. Nuk mundet që një akt solemn e formal të bllokojë procesin. Nuk mund të ndodhë që zyra e Presidentit të thotë se unë nuk iu bëj dot anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Jo, nuk mund ta thuash dot, sepse ia thotë Kushtetuta. Për zonjën Vorpsi, nuk është bërë betimi te noteri, por atje thjesht ka bërë firmën. Është shprehje e aktit se unë jam gati të marrë detyrën e anëtares të Gjykatës Kushtetuese.

Në Ukrainë është bërë që edhe betimi me formë të shkruar mund të cilësohet e ligjshme. Presidenti mund të dalë e thotë se nuk dekretoj as kryeministrin, as qeverinë, por nuk mund ta bëjë, derisa zgjedhja është bërë nga populli”, deklaroi Gjonaj.

Dy ditë më parë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi sfidoi autoritetin e presidentit Ilir Meta. Ajo u betua para një notereje.

Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë. Por Kushtetuesja nuk e ka njohur Arta Vorpsin si anëtare të re të këtij institucioni.

Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën.

Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME