Categories Lajme

Eurodeputetja greke: Rama do paguaj një çmim të rëndë, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, të cilën Shqipëria e ka shpallur non grata, paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do të paguaj një çmim të rëndë.

Gjatë një interviste për mediat greke, ajo thekson se Athina ka përgjegjësi kombëtare, historike, morale dhe politike ndaj të gjitha grekëve kudo që ata jetojnë përfshirë këtu edhe ata të “Epirit të Veriut”.

Duke folur për vrasjen e Kostandin Kaçifas, eurodeputetja qipriote thekon se grekët e “Epirit të Veriut jetojnë nën terror dhe shtypje.

“Katsifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë. Pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje”, shton ajo.

Ajo beson se në “Epirin e Veriut” bëhet spastrim etnik, ndërsa i kërkon qeverisë greke që të financojë shkollat, universitetet dhe spitalet.

“Ajo duhet të mbështesë çdo biznes të vogël të Epirit të Veriut, të japë status të privilegjuar për produktet e tyre. Të dërgojë vizitorë në zonat historike dhe turistike të Epirit të Veriut. Të rinjtë të shkollohen në universitetet greke me çmime të lira dhe të kthehen dhe të punojnë për vendin e tyre për të paktën 5 vjet”, u shpreh ajo.

Ajo shprehet se pas vrasjes së Kaçifas, Greqia duhet të kishte pezulluar tashmë çdo proces integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 17 Mars 2025

Dashi Dite ideale kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Prishtinë- Babai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kush është kryepeshkopi i ri Hirësia e tij Joani që do të zëvëndësojë Janullatosin

TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, Shfytëzonte të miturit për të vjedhur

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili dyshohet se shfrytëzonte dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mot i vranët dhe me reshje shiu, temperaturat të larta në vend

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

LEXO ME SHUME