Categories Lajme

Euronews shkruan për Shkodrën: Qyteti perfekt për nomadët digjitalë të Evropës!

Shumëkush mund të ketë ëndërruar të punojë nga plazhi dhe t’u përgjigjet email-eve të punës nga shezlongu,  por tashmë kjo është një realitet.

Nga qytetet plot zhurmë e deri tek ato të qetat, Evropa ka një gamë qytetesh të ndryshme bregdetare për të zgjedhur.

Rrjeti prestigjoz  televiziv “Euronews” ka listuar destinacionet më të mira për nomadët digjitalë të Evropës e mes tyre renditet edhe qyteti i Shkodrës.

I pozicionuar mes Detit Adriatik dhe Alpeve të veriut , Shkodra është qyteti më i madh në Shqipërinë veriperëndimore dhe një nga më të vjetrit në vend.

Ndërsa shumë zgjedhin të shkojnë drejt kryeqytetit Tiranë, ritmi i jetës në Shkodër është shumë më i qetë. Qyteti  është i njohur për traditën e përdorimit të biçikletave në vend të makinave ndërsa kostoja e jetesës është mjaft e lirë.

Një apartament me hapësirë dhe pamje të mirë sipas “Euronews” mund të kushtojë vetëm 200 euro.

Shkodra ka 14 parqe kombëtare dhe 450 km vijë bregdetare, kështu që nomadët digjitalë do ta gjejnë veten më afër se kurrë detit dhe maleve.

Për ata që duan të vizitojnë një shtet më shumë në aventurën e tyre si nomadë , Shkodra është idealja për ta bërë këtë pasi Mal i Zi është vetëm 30 minuta larg me makinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME