Categories Kuriozitete

Europa dhe Amerika po largohen me 4 cm çdo vit

Europa dhe Amerika po largohen çdo vit. Sipas të dhënave të fundit kontinentet po largohen me 4 centimetra në vit nga njëri tjetri gjeologjikisht. Shkaku mund të jetë si pasojë e një mase që nga korja e tokës në afërsi të Aqeanit Atlantik shtyn me forcë. Ky është konkluzioni i një studimi të universitetit britanik të Southhampton dhe i publikuar në revistën e zbulimeve shkencore Nature.

Sipas gjeologëve, në tre kontinentet e Afrikës, Europës dhe Amerikës, gjendet një vargmal nënujor që shtrihet nga Poli i Veriut deri në Antarktidë dhe që ndan pllakën Euroaziatike nga ajo amerikane. Dhe pikërisht përgjatë saj që nga thellësitë e tokës po ngrihet një material për të mbushur boshllëqet mes dy pllakave që po ndahen.

Deri më sot nuk njihej natyra e lëvizjeve, por tashmë sizmologët e Southhampton kanë zbuluar gjurmë të ngritjes më në sipërfaqe të ujërave të thellë të planetit që vendin e origjinës e kanë diku mes kores së tokës dhe bërthamës, ose më saktë pjesës së mantelit. Ky proces nis në 600 km thellësi, pikërisht nën vargmalin nënujor të sipërpërmendur dhe shkakton largimin e dy kontinenteve, pra Evropës me Amerikën.

Ekspertët shprehen se falë rezultateve të tanishme, u arrit në konkluzionin sesi brendësia e Tokës është e lidhur ngushtë me Pllakat Tektonike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME