Categories Showbiz

Shkojnë në dasmë dhe DJ kercen valle me motren…

I ftuar në në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare” Arditi 25-vjeç me origjine nga Puka. Ai ka rrëfyer marrëdhënien e mrekullueshme që ka me motrën e tij të madhe Liliana dhe dashurinë e madhe që ndjen për të. Arditi ka treguar një moment kur shoku i tij Dj e ka parë të motrën në një dasmë dhe e ka pëlqyer. Ai pranoi që të dy të njiheshin dhe krijoi mundësinë që shpesh herë të takoheshin me njëri-tjetrin. Tani ata të dy janë të martuar dhe të lumtur.

“Motra ime është një ndër mrekullitë më të mëdha që ka bota dhe do ketë. Vitin që kaloi në Shtator u martua dhe pothuajse çdo gjë ose çdo sekret që kemi patur i kemi shprehur dhe i kemi ditur. E vetmja mbështetje , i vetmi njeri që ka patur gjithmonë besim tek unë është motra.

Ne kishim një dasmë në vitin 2016 tek një kushëri dhe Dj i dasmës ishte shoku im që sot është bashkëshorti i motrës sime. Kur po bëheshin vallet po e shikonin njëri-tjetrin në sy dhe po më digjte diçka nga brenda, por s’i thoja dot gjë se kishte njerëz plot dhe e lashë. Në vallen e fundit u çuan dhe kërcyen dhe po e shtrëngonin njëri-tjetrin nga dora dhe i po i jepnin një buzëqeshje aq të ëmbël sa edhe vetë i kisha zili, por nuk doja ta pranoja. Kur mbaruan vallet, e kapa dhe i thashë vëlla ke gjë me motrën time? Jo s’kam gjë tha, unë i thashë ajo është personi më i shtrenjtë i jetës sime dhe për të bëj shumë e shumë gjëra. Jo tha s’kam gjë.

Nëse ka diçka më trego që ta di e mos e marr vesh nga të tjerët. Vjen pas një jave dhe më thotë unë e pëlqej motrën tënde. Po më gërryente diçka përbrenda, por çfarë t’i thoja se dhe tek motra kisha shumë besim sepse është një njëri i mrekullueshëm. I thashë të njihen, kur dilnin për kafe, i thoja bab po marr motrën edhe po dal në kafe. Babi më thoshte çfarë je duke bërë se nuk e ke marrë ndonjëherë motrën në kafe dhe ra disi në dyshime. Një muaj dy muaj unë si ushtar mbrapa dhe sot jam me fat dhe i lumtur që është martuar dhe është personi më me vlerë në këtë botë”, ka rrëfyer Arditi.

Ditën e dasmës Arditi tregon se i ka bërë edhe një këngë ku e kanë pëlqyer dhe mbështetur të gjithë. Arditi ka ardhur në emision që të ftojë motrën e tij të vogël Alketën sepse marrëdhënia mes tyre është e ftohtë dhe shumë ndryshe nga marrëdhënia që ka patur me Lilianën. Madje Arditi ka treguar se ata nuk kanë bërë kurrë foto me njëri-tjetrin dhe puthjet apo përqafimet mes tyre janë shumë të rralla. 25-vjeçari i ka premtuar motrës 16 vjeç se do e dojë gjithmonë dhe marrëdhënia e tyre do jetë më e ngrohte. Vajza nuk e priste një surprizë të tillë nga vëllai dhe u përlot në studio. Në fund ata i dhanë puthje dhe përqafime njëri-tjetrit gjë që nuk ka ndodhur që kur ishte ditëlindja e fundit e Arditit. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME