Categories Sport

Europa Liga/ Të gjithë sytë te “finalja” Barcelona-Napoli, në fushë Lacio dhe Atalanta e shqiptarëve. Ja 8 sfidat e sotme

Rikthehet Europa Liga të luajë në fazën e saj të nxehtë me eliminim direkt, ku sot do të zhvillohen ndeshjet e para të fazës 1/8-ve.

Në orën 18:45, do të luhen 4 duele, ku më interesantja që do të marrë vëmendjen e mbrëmjes së sotme do të jetë ajo që do të luhet në stadiumin “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Napolit.

Dortmundi do të ndeshet ndaj Rejnxhërsit. Sherif Tiraspoli i Regi Lushkjes ndaj Bragës dhe Zenit kundër Betisit.

Në orën 21:00 do të zhvillohen 4 takime, ku më interesantja do të jetë ajo mes Portos dhe Lacios së Strakoshës dhe Hysajt.

Atalanta e Gjimshitit do të presë në Bergamo ekipin helen të Olimpiakosit. Lajpcigu do të masë forcat ndaj Real Sociedadit dhe Sevija do të sfidojë Dinamon e Zagrebit.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË FAZËN E 1/8-ve NË EUROPA LIGË –

BARCELONA – NAPOLI | 18:45

DORTMUND – REJNXHËRS | 18:45

SHERIF TIRASPOL – BRAGA | 18:45

ZENIT – BETIS | 18:45

ATALANTA – OLIMPIAKOS | 21:00

PORTO – LACIO | 21:00

LAJPCIG – REAL SOCIEDAD | 21:00

SEVIJA – DINAMO ZAGREB | 21:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME