Categories Kulture

“Eurovizion”, kush janë dy këngëtaret favorite për të fituar trofeun

Festivali i Këngës në RTSH shpall sot këngëtarin fitues, që automatikisht do të na përfaqësojë në “Eurovizion”.

Pas edicionit të vjetshëm, ku në Festival pati më shumë se dy emra pretendentë, duket se këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë mes zërave femërorë.
Emra të tillë, si Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, duket se po komentohen si pretendentet kryesore për të fituar këtë festival, që u jep vizën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.

Por nuk mbeten pas të tjera këngëtare që janë pëlqyer, si Eranda Libohova, Bojken Lako, Alar Band, Lidia Lufi, Kujtim Prodani, Gjergj Leka, Dilan Reka, Mirud, Elton Deda, Elona Islamaj, Klodiana Vata, Klint Çollaku, Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti, Kelly, Bruno Pollogati, Marko Strazimiri dhe Imbro, Lorela Sejdini, Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Aurel Thëllimi, Orgesa Zaimi.

Disa prej tyre marrin pjesë pothuaj çdo vit në garë e të tjerë rikthehen në skenën e Festivalit të fundvitit pas shumë vitesh. Disa prej këngëtarëve të njohur kanë deklaruar se marrin pjesë në këtë garë për të provuar emocionet e live-t. Festivali i Këngës në RTSH zgjedh këngën përfaqësuese të Shqipërisë për në Festivalin Europian dhe duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Gara është mes 22 këngëve pjesëmarrëse në netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, që shpall sot fituesin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME