Categories Lajme

Evakuimet e para në Lezhë, uji hyn në shtëpitë e banorëve, shkakton dëme kolosale

Fshatrat e Lezhës janë mes zonave më të prekura nga pasojat e motit të keq ku 3600 hektarë sipërfaqe janë nën ujë. E njëjta situatë paraqitet në Kurbin ku të përmbytura janë 700 hektarë tokë.

Situata më e rëndë paraqitet në Zadrime, aty ky uji ka hyrë në shtëpitë e banorëve të cilët janë detyruar të evakuohen. Ata i thanë gazetarit Elvis Hila  se nuk kanë marrë asnjë ndihmë edhe pse kanë nevojë për ujë dhe ushqime.

“Jam zgjuar në 6, uji më kishe hyrë në dhoma”. Si kjo e moshuar, në Zadrime të Lezhës janë zgjuar dhjetëra familje.  Me lot në sy, disa kanë lënë shtëpitë, ndërsa të tjerë përpiqen të shpëtojnë nga uji çfarë të munden.

Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë edhe pse kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe për ushqim. Në fshatrat e Njesisë Administrative të Dajçit dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme në banesa, por edhe në tokë bujqësore. Në Bashkinë e Lezhës janë nën ujë 3600 hektarë sipërfaqe ndërsa janë evakuuar 27 familje. Në Kurbin janë përmbytur 700 hektarë dhe 3 familje janë evakuuar pasi ishin në rrezik nga prezenca e ujit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME