Categories Lajme

Përmbytjet në Durrës/ Banorët: Prej 25 vitesh asnjë investim, vijnë vetëm për vota

Bashkia e Shijakut është një nga më të prekurat në Durrës, nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Sipas abc news bëhet me dije se të paktën 20 banesa në fshatin Rrushkull janë përmbytur dhe si pasojë një pjesë e banorëve janë evakuuar në Kavalishensën e Durrësit. Sipas banorëve situata ka qenë e vështirë me kohë, ndërsa theksojnë se prej 25 vitesh askush nuk vë dorë në këtë zonë, për të parandaluar përmbytjet në kohë reshjesh.

Më konkretisht, një ndër banorët është shprehur se:

Situata ka qenë e vështirë, ka një javë që fusha është mbuluar totalisht, në shtëpi nuk është futur, investimi i Bashkisë së Sukthit na ndihmoi, bënë një argjinaturë. Kam 25 vite këtu, taksat i paguajmë, këtu nuk është vënë dorë. Kishte ardhur uji te shkallët, situata ishte e vështirë, në urë dje kishte një metër ujë. Erdhi kryetarja, do çoheni tha, ne nuk dëgjuam ku t’i çojmë lopët. Sot ka ra uji. Kemi dhe një javë pa ujë të pijshëm. Sot jemi pa ujë.

Ndërsa një banor tjetër i zonës është shprehur se ata përmbyten pothuajse çdo vit, vetëm për një ditë punë tek Erzeni dhe një javë pune tek kanali.

Banori ka thënë se: Nuk ka asnjë lloj investimi. Për 25 vjet këtu vetëm vijnë kur vete puna te vota, nuk e kthen kokën njeri për të parë çfarë bën populli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME