Categories Showbiz

Evi Reçi ndërron prefiks dhe bën një deklaratë të pazakontë

Në 30-vjetorin e saj këtë 30 prill, Evi Reçi e ka uruar veten ndryshe, në mënyrën më unike të mundshme. Pandemia e ka ndryshuar mënyrën e të festuarit për këdo që ka ditëlindjen, ku në ditë normale do gëzohej mes miqsh e nuk do të mungonin njerëzit e zemrës, muzika, fotot e videot. E në këto kushte, Evi ka marrë një vendim, duke e nisur numërimin e viteve së prapthi, duke qenë se ndërroi prefiks, pasi feston 30-vjetorin. Evi ka listuar një sërë aktivitetesh e zakonesh që nuk kanë munguar në rutinën e saj të vegjëlisë e se refuzon të rritet.

Dhe ky 30-vjetor ka qenë ideali që këngëtarja dhe prezantuesja e një emisioni në “Vizion Plus” të sjellë kujtime të bukura në mendje. Në një përvjetor të pazakontë, nga ato që me shumë mundësi ndodhin vetëm një herë në jetë, Evi shkruan: “Vendosa ta dua veten dhe ta dashuroj (më shumë). Jeta do çmenduri, një Zot dhe dashuri”. Këngëtaren e njohur Evi Reçi prej kohësh e kemi parë si moderatore në emisionin e pasdites në “Vizion Plus”. Evi Reçi u kthye nga Italia për të prezantuar këtë emision, në një nga televizionet shqiptare.

E pavarësisht angazhimeve të shumta, ajo nuk e ka lënë pas dore muzikën, pasi së fundmi publikoi këngën e saj më të re, të titulluar “Margjelo”. Por kur është fjala për jetën e saj private, këngëtarja është mjaft e rezervuar. Vitin e kaluar, e ftuar në emisionin “Tempora”, ajo zbuloi detaje nga statusi i saj, duke qenë se kishte kohë që ishte përfolur për një fejesë sekrete.

Moderatorja e emisionit, Sonila Meço, e pyeti: “Je fejuar apo jo, ta heqim këtë merak?”.

“Jo, jo, nuk është e vërtetë”, u përgjigj Reçi duke buzëqeshur, ndërkohë Sonila shtoi: “Do hyjë kjo në ‘Google’, Evi Reçi nuk qenka e fejuar dhe nuk e dinim”. “Jam dakord”, tha Evi pas këtyre fjalëve. Ndërkohë, së fundmi, ajo shihet gjithmonë e më shumë në shoqërinë e prezantueses Arjola Shehu. Ndonëse janë rivale në ekran, Evi në “Vizion Plus” dhe Arjola Shehu në “Ora News”, kjo nuk i pengon dy vajzat që të jenë shoqe të mira. Këtë e dëshmoi vetë postimi në “Instagram”-in e Arjolës, e cila së bashku me Evin shijuan ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania Stadium”, para karantinimit.Panoramaplus.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME