Categories Lajme

Evis Kushi jep lajmin në Kuvend: Për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin një kredi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sot në Kuvend i është përgjigjur pyetjeve të deputetes së opozitës Erisa Xhixho.

Kushi në Kuvend ka dhënë lajmin se së shpejti do të miratohet kredia studentore.  Ajo tha se për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin një kredi.

“Rritja e pagës minimale, kompensimi i energjisë elektrike, rritja e pagës për mësuesit, infermierët, mjekët, ushtarakët, rritja e ndihmës ekonomike, mbështetja për fermerët etj, janë mbështetje që u jepet familjeve shqiptare, përfshirë edhe familjet e studentëve.

Bashkia e Tiranës në fillim të këtij viti akademik ka vendosur përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Ka ofruar abone falas për të gjithë studentët. Ne kemi draftuar edhe një vendim për kredinë studentore. Për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin një kredi. Ne jemi drejt përfundimit, draftin e kemi gati dhe besoj se për një periudhë 2-mujore të gjithë studentët do të kenë të drejtë të marrin kredi” tha Kushi ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME