Categories Teknologji

Facebook do ua mundësojë të kontrolloni kompjuterët me mendje

Facebook është duke punuar në blerjen e një kompanie, që prodhon një shirit elektronik që vendoset në dorë, për t’ju mundësuar përdoruesve të shpërndajnë fotografi në rrjetet sociale, të klikojnë në butonin e miut të kompjuterit të tyre dhe të kryejnë veprime tjera kompjuterike vetëm duke i menduar.

Në një njoftim që ka bërë të hënën Facebook, transmeton Telegrafi, thuhet se është duke u interesuar për CTRL-Labs, që është një kompani e re, e themeluar para katër vitesh, për të punuar në atë që njihet si “informatikë e trurit”. Raporti i shpërndarë nga Bloomberg, pretendon se Facebook pagoi nga 500 milionë deri në një miliard dollarë, për të blerë këtë kompani.

“Vizioni i kësaj pune, është që t’ju mundësojë njerëzve të kontrollojnë pajisjet, si shtrirje e lëvizjeve natyrore”, ka thënë zyrtari i lartë në Facebook, Andrew Bosworth në blogun e tij. Marrëveshja shënon një hap të madh të Facebook, lidhur me ambiciet që ka në zhvillimin e teknologjisë që llogaritë në tru, gati tri vjet pasi tregoi këto plane në një konferencë, por më pas nuk u tha më asgjë. Derisa shiriti i CTRL-Labs është ende një prototip dhe ende shumë vite larg që të bëhet realitet, thuhet se Facebook nuk ka hequr dorë nga koncepti, megjithëse ky rrjet social përballet me kontroll të ashpër nga qeveria dhe disa rregullatorë.

Sipas Business Insider, sjellë Telegrafi, Facebook është në mesin e shumë kompanive tjera të mirë financuara, që mundohen të krijojnë sisteme të kontrollit përmes trurit, sikur në fantastikën shkencore. Gjatë muajit korrik, drejtori i përgjithshëm në Tesla, Elon Musk ka bërë të ditur se Neuralink, kompania që e themeloi vet, do të jetë e “gatshme për gjykime njerëzore deri më 2020”. CRTL-Labs me bazë në New York, ka grumbulluar 60 milionë euro nga mbështetësit, përfshirë EV që është krahu investues në Google, Amazon Alex Fund dhe Lux Capital.

Shiriti i CTRL-Labs që thuhet se mund të lexojë trurin

Kompania i përshkruan produktet e veta, si një “platformën joinvazive e ndërlidhjes nervore”. Thomas Reardon është themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i CTRL-Labs, që do të bashkëpunojë me Facebook dhe të del jashtë New Yorkut, për një marrëveshje që do të përfshijë pronësinë intelektuale të kompanisë. Nuk është bërë e ditur menjëherë, nëse edhe një pjesë e CTRL-Labs, që ka të punësuar një numër të konsiderueshëm njerëzish, do t’i bashkohet se pjesë e kësaj marrëveshje. Një përfaqësues i Facebook, i ka thënë Business Insider se kushdo që është i interesuar t’i bashkohet Facebook, është “absolutisht i mirëpritur”.

Shiriti i dorës ‘dekodon’ signalet që i lëshojnë neuronet e përdoruesit CTRL-Labs do të bëhet pjesë e Reality Labs që funksionon brenda Facebook-ut, ndërsa zhvillon projekte si syzet e realitetit të shtuar. Bosworth ka bërë të ditur se teknologjia e CTRL-Labs, do të jetë e dobishme në realitetin virtual dhe aplikacionet e realitetit të shtuar. Shiriti është i dizajnuar për të ‘dekoduar’ nga neuronet e palcës kurrizore, që i tregojnë muskujve të trupit të njeriut, se si duhet të lëvizin. Sinjalet, transmeton Telegrafi, do të përkthehen në sinjale digjitale, që një pajisje mund t’i kuptojë, ka bërë të ditur Bosworth.

Ky shirit, shtoi ai “do të kapë qëllimet tuaja, për të shpërndarë një fotografi me ndonjë mik tuajin duke përdorur një lëvizje të padukshme”. Shfrytëzimi i këtij shiriti për dorë, nuk do të bëhet brenda një kohe, bazuar në njoftimin e një përfaqësuesi të Facebook, që ka thënë se është disa vjet larg të qenit në dispozicion për konsumatorët. Ndërsa drejtuesi i CTRL-Labs, Thomas Reardon e ka demonstruar se si funksionon teknologjia e këtij shiriti që mund të kontrollojë kompjuterët me mendjen e përdoruesit, me shumë lehtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME