Categories Lifestyle

Dhimbje të kokës në mëngjes? Ja ç’duhet të dini

Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Këto dhimbje mund t’i përjetoni pas një nate me gjumë të dobët, kur keni pasur stres ose mund t’i përjetoni edhe rregullisht.

Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë e trupit. Në orët e hershme të mëngjesit, niveli i dhimbjes së brendshme të trupit mund të jetë i vogël. Gjatë kësaj kohe, trupi mund të prodhojë më shumë adrenalinë e kjo rezulton në dhimbje të kokës. Mungesa e gjumit kualitativ ose çrregullimet e gjumit mund të jenë po ashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës në mëngjes. Njerëzit me çrregullime të gjumit janë 2 deri në 8 fish më të prirë të kenë dhimbje të tilla.

Migrena dhe dhimbjet e kokës në mëngjes

Migrena mund të jetë shkaktari i dhimbjeve të hershme të kokës. Më shumë se 29 milionë amerikanë vuajnë nga migrena – ndërkaq ky lloj i dhimbjes së kokës ndikon në aftësinë tuaj për të funksionuar. Gjysma e këtyre dhimbjeve fillojnë mes orës 4 dhe 9 të mëngjesit, ndërkaq deri në 50% të personave me migrenë kanë probleme me gjumë.

Pagjumësia

Pagjumësia është shpeshherë shkaktar i dhimbjeve të kokës në mëngjes. Pagjumësia mund të trajtohet në shumë mënyra, por paraprakisht duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.

Depresioni dhe ankthi

Në një studim të publikuar në revistën ‘Journal of the american Medical Association’, faktorët më të rëndësishëm të dhimbjeve kronike të kokës në mëngjes kishin qenë ankthi dhe depresioni. Këto probleme të shëndetit mendor mund të shpijnë edhe në pagjumësi, e që pastaj vetëm rritet rreziku i dhimbjeve të kokës në mëngjes.

Përdorimi i medikamenteve apo konsumimi i alkoolit

Edhe alkooli dhe ilaçet mund të jenë shkaktarë të dhimbjeve të kokës. Medikamentet mund t’jua pengojnë gjumin, ndërkaq konsumimi i alkoolit ndikon që të mos bëni mjaftueshëm gjumë dhe të keni dhimbje të kokës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME