Categories Lifestyle

Facebook e ka seriozisht! Do lexojë mendjen e njerëzve

Dje, kompania e Facebook iu tha punonjësve të saj se është duke kërkuar dhe zhvilluar për një opsion të ri që do të ndihmojë në përmbledhjen e artikujve të lajmeve, në mënyrë që përdoruesëve të mos i duhet t’i lexojnë ato.

Përveç kësaj, në planet e së ardhmes është gjithashtu një sensor nervor që arrin të zbulojë mendimet tona dhe t’i përkthejë ato në veprim. Këto njoftime dhe demonstrime të produkteve ishin pjesë e një takimi të fundvitit, në mbarë kompaninë, viti i të cilit është shoqëruar nga polemikat, pakënaqësia e punonjësve dhe proceset gjyqësore të shumta.

Gjithsesi, pavarësisht trazirave, drejtuesit e kompanisë thanë se Facebook ka bërë progres, duke shtuar rreth 20,000 punëtorë të rinj këtë vit. Me më shumë njerëz në të gjithë botën në shtëpi, kompania ka patur përdorim rekord. Trafiku gjatë gjithë marsit ishte i ngjashëm me atë të darkës të Vitit të Ri, që është zakonisht periudha më e ngarkuar e Facebook-ut gjatë një viti, transmeton Lajmi.net.

“Investimet tona në teknologji nuk kanë të bëjnë vetëm me mbajtjen e shërbimeve tona në funksionim,” – u shpreh shefi i tekonologjisë së kompanisë, duke krahasuar shpejtësinë e përmirësimeve të Facebook në mesazhe me avancimin e vaksinës Covid-19.

“Ne jemi duke hapur rrugën për përparime të reja që, dhe pa e hiperbolizuar, do të përmirësojnë jetën e miliarda njerëzve.” Ndonëse nuk janë dhënë më shumë detaje për planet e ardhshme, inteligjenca artificiale duket se është një nga objektivat më të rëndësishme të kompanisë për vitet në vijim. Sensorët pritet që të marrin sinjale që vijnë nga truri dhe të lejojnë përdoruesin të bëjë një veprim fizik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME