Categories Lajme

Facebook e pezullon, Trump: Është një fyerje

Donald Trump është pezulluar nga Facebook për dy vjet. Ky vendim u njoftua nga media sociale, duke nënvizuar se në fund të 24 muajve ekspertët do të vlerësojnë përsëri çështjen.

Vendimi i Facebook pason vlerësimin e Bordit të tij Mbikëqyrës i cili, muajin e kaluar, kritikoi pezullimin e ish-presidentit nga rrjeti pa një afat.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbëjnë një shkelje serioze të rregullave tona që meriton dënimin më të madh. Ne pezullojmë llogaritë e tij për dy vjet, duke filluar nga data e pezullimit të tij fillestar në 7 Janar të këtij viti “, thotë Facebook.

“Në fund të kësaj periudhe ne do të vlerësojmë nëse rreziku për sigurinë publike është ulur. Nëse përcaktojmë se rreziku është ende i lartë, ne do të zgjasim kufizimin për një periudhë. Kur pezullimi të hiqet do të ketë një një seri sanksionesh që do të ndërmerren, nëse Trump do të kryejë të tjera shkelje në të ardhmen”, shtoi Facebook.

Facebook gjithashtu njoftoi fundin e trajtimit të favoizuar për politikanët. Tani e tutje, të njëjtat rregulla do të zbatohen për të gjithë përdoruesit.

Vendimi i Facebook “është një fyerje për 75 milion njerëz që votuan për ne në zgjedhjet e manipuluara presidenciale të vitit 2020”, reagoi Donald Trump duke thënë se: “vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME